Sot zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, të mbështetur nga Njësiti për reagim të shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, njofton policia.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë një grup prej katër persoave të dyshuar.
“Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
– E. O. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe M.M . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestrojnë gjësende (dyshohet të vjedhura) dhe 4 automjete që dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.
Lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.