Dy persona janë arrestuar afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pas rreth një ore do të nisë ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit.
Burime te KALLXO.com brenda Policisë kanë konfirmuar se gjatë kontrolleve janë identifikuar dy persona të dyshuar, të cilët më pas janë arrestuar nga ekipet policore që gjenden tash e sa orë jashtë stadiumit “Fadil Vokrri” për të mbajtur nën kontroll situatën dhe dhe të ofrojnë rend e siguri.
Njësi të ndryshme të Policisë gjenden brenda dhe jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet ndeshja e futbollit mes Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin EURO 2024.
Kosova dhe Izraeli garojnë në kuadër të Grupit I.