Të martën në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar .
Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, katër telefona celularë dhe një kartelë bankare.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.