Policia në Gjakovë njofton se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.
Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë në rrugën “Avdullah Babalija”, gjatë kryerjes së detyrave rutinë kishte ndalur një automjet.
“Në posedim të shoferit (të dyshuarit Gj. V., mashkull/kosovar) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në rastin e dytë në rrugën “Gasper Karaqi”, po ashtu është ndaluar një automjet dhe në posedim të pasagjerit (të dyshuarit M. H., mashkull/kosovar) është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë dhe 13 copë fishekë, të cilat i dyshuari e kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent, me vendimin e të së cilit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.