Janë arrestuar dy shtetas të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, kështu ka njoftuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
G.Z, 20-vjeç dhe D.M 19-vjeç, u ndaluan nga policët e stacionit Bogorodicë në pikë kufitare në Gjevgjeli.
Të dy kosovarët dyshohen se kanë kryer kontabandë me migrantë sirianë.
“Gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa të Kosovës, i cili është drejtuar nga Z.G, ndërsa M.D ka qenë bashkudhëtar, janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria”, thuhet në njoftim.
“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.