Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të dyshuar për përdorimin e substancave të dyshuara narkotike.
Lajmin për GazetënDemos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili thënë se rasti ka ndodhur në rrugën ”Tahir Zajmi” në Prishtinë, rreth orës 18:30.
“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në Rr.Tahir Zajmi, në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike. Menjëherë, janë angazhuar njësitet policore për të verifikuar informacionin dhe kanë arrit në lokacion. Me asistimin e njësiteve edhe nga stacionet/njësitet tjera policore, 10 persona te dyshuar janë shoqëruar në polici. Për detaje tjera ju njoftojmë pas pranimit raportimeve shtesë”, ka bërë të ditur Hoxha