Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një operacioni në nivel të vendit, ka arrestuar dhjetë persona në lidhje me mundësimin e prostitucionit dhe shërbimeve seksuale të viktimës se trafikimit.
Gjate operacionit janë identifikuar katër viktima të gjinisë femërore, njofton Klan Kosova.
Në dy raste të ndara janë arrestuar dhjetë persona, tetë në rastin e parë për kryerjen e veprës penale “mundësim apo detyrim në prostitucion”, dhe dy persona janë arrestuar në rastin e dytë për kryerjen e veprës penale “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.