Site icon PrishtinaPress

Arrestohen burrë e grua për braktisje të fëmijës

Policia ka bërë të ditur se një burrë e një grua janë arrestuar në Fushë Kosovë për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Prishtinapress/

Exit mobile version