Site icon PrishtinaPress

Arrestohen aktivistë të VV-së në Tiranë, kërkohet lirimi i tyre

Që nga orët e para të mëngjesit situatë e tensionuar po vazhdon të jetë në Tiranë, për shkak të rrënimit të objektit të Teatrit.

Pjesë e rezistencës ndaj shembjes së këtij institucioni kulturor, kanë qenë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje- Qendra në Shqipëri, disa nga ta edhe janë arrestuar nga Policia e Shtetit.

E përmes një postimi të bërë në Facebook, kjo qendër ka bërë thirrje që të lirohen aktivistët e tyre.

Ky është postimi:

Pas protestës kundër aktit të paligjshëm e kriminal të shtetit ndaj trashëgimisë kulturore historike në shkelje të Kushtetutës dhe pikërisht gjatë pandemisë, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri kërkojnë lirimin e personave të ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme.

Aktivistët e LVV Shqipëri janë zhvendosur pranë komisariatit nr. 1 të kryeqytetit, aty ku po mbahen: Boiken Abazi, Kastriot Qema, Flamur Dardeshi si dhe disa persona të tjerë për të cilët Policia e Shtetit refuzon të japë informacion.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të lirojë qytetarët që po mban në qeli. Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është e drejtë e patjetërsueshme prej asnjë arbitrariteti.

Tiranë 17 maj 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Exit mobile version