1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen 9 zyrtarë për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës, bëhet fjalë për 300 mijë euro

Janë arrestuar nëntë persona, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit dhe për mashtrim. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Këta zyrtarë dyshohet se kanë shkaktuar dëm prej 300 mijë eurosh. 

“Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img