Site icon PrishtinaPress

Arrestohen 4 zyrtarë të Komunës së Kamenicës, shkak keqpërdorimi me tenderë

Katër zyrtarë të Komunës së Kamenicës janë arrestuar sot për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik. 

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka detajet do të publikohen përmes komunikatës për medie.

“Mund të ju konfirmoj se 4 persona janë arrestuar sot ne rajonin e Gjilanit, në Kamenicë, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për vepra penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik, ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni përmes komunikatës për media”, ka thënë Hoxha për Gazetën Insajderi.

Exit mobile version