Policia e stacionit të Obiliqit ka arrestuar katër persona të dyshuar si të implikuar në një rast sulmi të ndodhur në fshatin Babimoc në komunën e Obiliqit.
Rasti ka ndodhur më datë 10.07.2021, rreth orës 23:30, me ç’ rast, një fjalosje dhe keqkuptim verbal i çastit, ka rezultuar me një sulm.
Ndërkohë që policia ka pranuar denoncimin, menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe pas një hetimi preliminar ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarit;
- F. I, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- A. SH, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- A. SH, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- B. SH, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndaj të njëjtëve me aktvendimin të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orës, për tu proceduar më tej në procedurë.