Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10:00 ka arrestuar katër persona për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kohë kur po kryente detyrë zyrtare.
Rasti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore ku D.Gashi u arrestua me 18 vjet burgim për vrasjen e djalit të agjës së tij pas një konflikti që kishte të bënte me një pjesë të vogël të tokës.
Personat e dyshuar fillimisht janë përleshur me zyrtarët policorë, nuk i janë bindur urdhrave të policisë dhe më pas kanë kërcënuar edhe një gjyqtar. Për ta futur situatën nën kontroll zyrtarët policorë, janë detyruar që gjatë arrestimit të përdorin forcën proporcionale.
Personat e dyshuar janë A.G mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A.G mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; I. H mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit me rekomandim të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që personi:
A.G mashkull, 49 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media.