Tre shtetas kinezë janë kapur me 12 shufra ari dhe 800,000 dollarë në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.
Ari dhe paratë ishin fshehur nën sediljet e automjetit me të cilin po udhëtonin, sipas Jean Jacques Purusi, guvernator i provincës së Kivu-së Jugore, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Ai tha se operacioni për arrestimin e të dyshuarve ishte mbajtur i fshehtë pas lirimit të fundit të një grupi tjetër të akuzuar për drejtimin e një miniere të paligjshme ari atje.
Kongo ka rezerva të bollshme ari, diamantesh dhe mineralesh të përdorura për prodhimin e baterive për telefonat celularë dhe automjetet elektrike.