17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen 20 dhe 22-vjeçi, rrëmbyen një person, e rrahën e ia morën veturën

Policia ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se kundërligjshëm e kanë privuar nga liria një person tjetër, i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe i kanë bërë vetëgjyqësi.

Sipas policisë, personat e dyshuar, A.K., 22-vjeç dhe A.P., 20-vjeç, viktima është rrëmbyer dhe është dërguar në një lokacion, ku nën kërcënimin e armës është sulmuar fizikisht dhe i është marrë një veturë dhe një telefon.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë kryer bastisje në tri lokacione, ku përveç provave që ndërlidhen me rastin është gjetë dhe sekuestruar një pushkë ajrore, një thikë, një telefon (i është kthyer ankuesit, një veturë ( i është kthyer ankuesit)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, bëhet e ditur se policia ka sekuestruar dhe veturën e të dyshuarve, e cila është e përfshirë në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili është i identifikuar”, ka bërë të ditur policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img