0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestimi i njeriut që e kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se tashmë, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img