1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestimi i kosovarit nga autoritetet serbe në Merdar, MPJD njofton shtetet e QUINT’it

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lëshuar mbrëmë një komunikatë në lidhje me arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe në Merdarë.

Tefik Mustafa është arrestuar me pretendimin se ka kryer “krime lufte”.

“Sot pasdite Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi është njoftuar për arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës, z. Tefik Mustafa, nga autoritetet e Serbisë në Merdarë, me akuza për gjoja krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.”

Në komunikatë thuhet se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të SHBA’së dhe Britanisë së Madhe dhe shteteve tjera në Beograd.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img