Gjykata e Tiranës në seancën e kësaj të marte ka vendosur pro vendimit për ekstradimin e i ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt
Ndërkohë avokati mbrojtës i tij e ka kundërshtuar këtë vendim dhe ka thënë se nuk mundet që një person të ekstradohet fillimisht në një territor dhe më pas një territor tjetër, siç është Haga. Po ashtu sipas tij publikimi i emrave në “Facebook” nuk përbën vepër penale.
Kujtojmë se ai është arrestuar me 31 korrik në Tiranë dhe dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj.
Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.