Site icon PrishtinaPress

Arrestimi i Frashër Krasniqit i ngjashëm me atë të Gerorge Floydit – pamjet

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes.

Në këtë aksion në mënyrë të dhunshme janë arrestuar nga policia, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi.

Në mesin të arrestuarve është edhe një i moshuar.

Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata shkruajtën “zhvatës”, në makinat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkaq në media është publikuar një fotografi ku shihet se Krasniqi u arrestua dhunshëm nga një zyrtar policor, i cili e shtrëngoi në fyt gjatë arrestimit.

Një rast i tillë kishte ndodhur në ShBA, ky George Floyd vdiq pasi zyrtari policor ia vendosi gjurin në qafë gjatë arrestimit.

Ky zyrtar policor u dënua me 22 vite e gjashtë muaj burgim.

Exit mobile version