Site icon PrishtinaPress

Arrestimi dhe rrahja e Sanduloviq, Statovci e quan Serbinë “Rusi në miniaturë”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, vlerëson se është fat i madh i keq për Kosovën që e ka fqinj shtetin e Serbisë,

Ajo këtë e ka lidhur me rastin e arrestimit nga BIA serbe dhe torturimin që i është bërë liderit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, derisa Serbisë i është referuar, Rusi në miniaturë, transmeton KlanKosova.tv

“Arrestimi, tortura dhe helmimi i liderit opozitar serb Nikola Sanduloviç na kujton me çfarë kemi pasë të bëjmë historikisht si komb, dhe me çfarë kemi të bëjmë akoma si fqinj. Teknika e përdorimit të shërbimeve sekrete për shkatërrimin e oponencës politike, është karakteristikë vetëm e vendeve që luftojnë fuqishëm vlerat e demokracisë, pra vlerat perëndimore”, ka shkruar Statovci.

“Fatkeqësisht, tashmë mund të shihet edhe më qartë se Kosova ka në kufi një shtet satelit rus, që tenton të mashtrojë perëndimin, por minon çdo vlerë të përbashkët me Perëndimin”.

Exit mobile version