3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Arrestimet për aferën e rezervave shtetërore, Osmani: S’mund të paragjykohet epilogu i këtij rasti

Presidentja Vjosa Osmani sot gjatë vizitës së saj në Klinë është pyetur rreth aksionit të sotëm të bastisjeve dhe arrestimeve të tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënies së ndihmës për kryerjen e saj në lidhje me aferën e rezervave shtetërore.

Ajo tha se e ka të pamundur të komentojë epilogun e këtij rasti që është në proces.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese, ne duhet ta presim epilogun e rasteve dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti. Pra, institucionet e kanë punën e tyre”, tha ajo.

Në kuadër të vizitave që ka nisur nëpër komunat e Kosovës, Osmani sot ka qëndruar në Klinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img