Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar një numër, ku mund të kontaktojnë qytetarët që ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme, gjatë udhëtimit nëpër Serbi. Të gjithë ata që përballen me vështirësi mund të kontaktojnë këtë numër: +383 46 51 00 51.
Ky veprim i MPJD’së vjen pas arrestimeve të fundit të qytetarëve të Kosovës në Serbi. Dje, janë arrestuar Hasan dhe Xhavit Daka. Ky i fundit është liruar.
Sipas MPJD’së, për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.
Nga Ministria kanë thënë se Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet Dakës nga organet serbe.