2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Arrest shtëpiak për arsimtarin që dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen

Arsimtarit të lëndës së muzikës, i cili po dyshohet se në një fshat të Kaçanikut e ka sulmuar seksualisht nxënësen e cila është nën moshën 16 vjeç, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjykata Themelore në Ferizaj, e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ku me ç’rast e dërgoi në burg shtëpiak.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzikes, për tu përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara i`a zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri i`a shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual”, shkruan në kumtesën e gjykatës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e vendosjes lidhur me masën e arrestit shtëpiak vlerëson se të pandehurit R.Xh., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak me bindjen se e njëjta do të jetë masë e mjaftueshme për të arritur qëllimin ligjor të shqiptimit të masave të parapara për sigurimin e pranisë së të pandehurit. Kjo për faktin se sipas dispozitave të KPPRK-së, me rastin e vendosjes se cilën nga masat do ta zbatoj për sigurinë e të pandehurit, gjykata detyrohet t`i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete të sigurojë që të mos zbatoj masë më të rëndë kur mjafton masa më e butë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img