3.8 C
Pristina
Thursday, February 13, 2025

Buy now

spot_img

Arresohet një person në Gjilan, kreu gërmime në një zonë të mbrojtur arkeologjike

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore, ka ndërmarrë veprime ndaj të dyshuarit D.H., për gërmime të paligjshme në një zonë të mbrojtur arkeologjike.

Sipas policisë, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar gjetje arkeologjike të nxjerra në mënyrë të paligjshme.

“Pas konsultimit me prokurorin e rastit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia tha se hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë nga autoritetet kompetente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img