Site icon PrishtinaPress

Arresohet një burrë në Vushtrri, dyshohet se tentoi t’ia marrë fëmijët ish-gruas

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur të enjten rreth orës 18:12 në komunën e Vushtrrisë.

Sipas informacioneve nga Policia, një grua ka denoncuar se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar t’i marrë fëmijët pa pëlqimin e saj.

Palët janë intervistuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version