Një i dënuar me burgim përjetë është arratisur nga burgu në Uest Çester të Pensilvanisë, ndërsa e gjithë skena është kapur në kamera.
Autoritetet janë vënë në kërkim të Danelo Cavalcante, nga Brazili, i cili arriti të largohej të martën nga burgu dhe sipas disa raportimeve, po fshihet në një zonë me pyje të dendur rreth 3 kilometra larg burgut.
Cavalcante ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ishte shpallur fajtor vetëm një javë më parë për vrasjen e ish-të dashurës së tij. Në pamjet e publikuara nga vetë burgu i kontesë, braziliani shihet teksa ngjitet në mënyrë akrobatike në murin e oborrit të burgut, për t’u zhdukur më pas nga kamera dhe nga burgu.
