Një grup banditësh të veshur me rroba ushtarake dhe të armatosur me pushkë automatike, janë futur në një burg në qytetin meksikan Reinos përgjatë vijës kufitare me SHBA-të, duke ndihmuar një lider lokal të kartelit Gulf që të arratiset.
E gjykatësit e shtetit Tamaulipas ka thënë se sulmi është kryer të premten pasdite, një ditë pasi u arrestua lideri i kartelit që është dashur të del këto ditë para trupit gjykues.
Ata kishin arritur t’i “neutralizojnë” gardianët, dhe të dyshuarin ta marrin me vete. Organet e sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin. Bëhet fjalë për burrin e quajtur Jose Alfredo Hernandez Kampos i njohur si El Metro 27.
E derisa policia ishte vënë pas të arratisurit dhe bandës, dikush kishte shtënë me armë mbi policët që ishin brenda veturës. Por ata i janë kundërpërgjigjur kriminelëve, duke vrarë njërin prej tyre e një tjetër përfundoi në pranga.
Njëri prej tyre kishte pasur ID të ministrisë së Mbrojtjes, por nuk dihet nëse ishte e vërtetë. Që të dy kishin pasur edhe pushkë automatike dhe kishin veshur rroba ushtarake.