Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurve R.Z dhe F.SH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 24.05.2019 deri me datë 23.06.2019.
Gjykata ka vlerësuar se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurit R.Z dhe F.SH, konform dispozitës se nenit 187 par. 1 pika 1.2.2, të KPPRK-së, mbështetet në faktin se procedura penale është në fazën fillestare dhe ekziston rreziku që të pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale.
Po ashtu Gjykata ka konstatuar se të pandehurit po të lihen në liri apo nëse ju caktohet ndonjë masë tjetër më e butë, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë apo edhe në bashkë kryes. Gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par. 1 pika 1.2.3, të KPPRK-së.
Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.Z dhe F.SH, në cilësinë e zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.