Një i dyshuar derisa ishte duke u shoqëruar nga policët për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur.
Arratisja e personit të privuar nga liria u bë të enjten në orën 14 e 43 minuta.
Policia ka nisur menjëherë kërkimin e tij mirëpo deri më tani nuk njoftohet për arrestim.
Rasti vazhdon të hetohet intensivisht nga njësitet përkatëse.