Arr estohen në Prishtinë dy personat që krijuan grupin në Viber për radarët e Policisë

100
Advertisement

Policia e Kosovës, dje në Prishtinë ka arrestuar e më pas liruar dy persona.

Advertisement

Njësiti i hetimeve ka ndaluar dy të dyshuarit meshkuj të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë.

Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Përpjekjet e Policisë së Kosovës për të parandaluar aksidentet e shumta me fatalitet të cilat po ua marrin jetën qytetarëve të vendit, janë sfiduar ky grup i qytetarëve në rrjetin komunikues Viber.

Nga ky grup i Viber, i emëruar “Radari Infinity Racers”, qytetarët kanë sfiduar Policinë e cila përmes radarëve të saj po bën përpjekje që t`i ndalojë shoferët e padisiplinuar në trafik.

PostAdssFotoja e reklamës