Arijanet Muriç i harroi menjëherë problemet që iu shfaqën në Kombëtaren e Kosovës për ta bërë një paraqitje monstruoze në Premierligë.
Përfaqësuesi kosovar ishte hero i Ipswich Town në fundjavë duke bërë pritje të jashtëzakonshme në barazimin pa gola në udhëtim ndaj Brightonit.
Për këtë, portieri shqiptar nga Mali i Zi u vlerësua me notën 9.1 nga SofaScore, që ishte nota më e lartë në formacionin ideal të javës në kampionatin anglez.
Muriç e sheh veten në ekipin ideal bashkë me yjet si Haaland, De Ligt etj.