Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje ukrainasve që të “tregohen të përmbajtur” dhe të kujdesshëm pas urdhrit rus për tërheqjen e trupave nga qyteti kyç jugor i Khersonit, sipas skynews.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti ukrainas paralajmëroi se “armiku nuk na sjell dhurata” dhe sugjeroi se tërheqja e Moskës nga Kherson mund të ishte një hile për të joshur forcat ukrainase për të avancuar në një betejë në qytetin me rëndësi strategjike.
Të mërkurën, komandanti i lartë rus në Ukrainë tha se trupat ishin urdhëruar të tërhiqeshin nga Kherson.
“Sot është një ditë e gëzueshme sot. Por emocionet tona duhet të jenë të përmbajtura – gjithmonë gjatë luftës. Por ju duhet të kuptoni: Armiku nuk na sjell dhurata, nuk bën ‘gjeste të vullnetit të mirë’.”
Kherson u pushtua nga Rusia në fillim të luftës dhe nëse konfirmohet, tërheqja nga Kherson do të shënojë një nga tërheqjet më të rëndësishme të Moskës. Megjithatë, zyrtarë të tjerë ukrainas dhe aleatë perëndimorë kanë hedhur gjithashtu dyshime mbi qëllimet e Moskës dhe çfarë mund të nënkuptojë diçka e tillë.
Kherson është një objektiv kryesor si për Moskën ashtu edhe për Kievin për shkak të lumit dhe portit të tij kryesor – ai është gjithashtu një portë për në Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia./abcnews.al