1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Armenët zbusin qëndrimin ndaj Kosovës

Armenia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës por ka bërë hapa në drejtim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Njoftimi vjen nga Ministria e Jashtme e Armenisë, pas takimit të Ministrit Zohrab Mnatsakanyan me Ministrin e Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Armenia nuk e ka njohur formalisht Kosovën, por takimet e tilla japin mundësinë e njohjes së qasjeve të dy vendeve nga dora e parë dhe shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet e interesit të përbashkët”, citojnë mediat armene Ministrin Mnatsakanyan.

Për takimin njoftoi edhe Pacolli nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas tij, Armenia dhe Kosova kanë mundësinë e  bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.

Ai la të hapur mundësinë e një vizite në Armeni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img