Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur sot në takim drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneralbrigade Joachim Hoppe me zëvendësdrejtorin e ri të NALT-it, Paul Shewry.
Me këtë rast, Mehaj i ka shprehur Sheëryt mirëseardhje duke vlerësuar se përvoja e mëhershme si ushtarak karriere dhe karriera civile në misione të ndryshme paqeruajtëse në kuadër të NATO-s, është shumë e rëndësishme për proceset zhvillimore.
“Gjithashtu i ofrova bashkëpunimin e ngushtë nga pozitat tona respektive duke shprehur edhe njëhere mirënjohjen për NATO-n dhe vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, prej nga vjen ai”./Prishtinapress/