Armend Halili është futbollisti i radhës që ka ndarë rrugët me Gjilanin, klub i cili është goditur nga kriza financiare.
Mbrojtësi, përmes një postimi në “Facebook”, konfirmoi largimin pas pesë vjetësh.
Ai theksoi se do të jetë gjithë jetën falënderues i klubit gjilanas.
Njoftimi i plotë nga Halili (pa ndërhyrje):
“Sot ka perfunduar rrugetimi im te Klubi Gjilanit.
5 vjet gezime, hidherime, e plot sfida por i dorezuar asnjeher.
Mirenjohes gjithe jeten klubit te Gjilanit, presidentit Florim Zuka, trajnereve e krejt njerzve qe punojne per ate klub.
Skiftera, keni vend t’vecante n’zemren time.
Faleminderit qe m’keni bo mu ni si n’shpi, jeni hjeshia e superliges.
Gjilani osht familje e madhe, superliga osht e fort’ kur Gjilani osht i fort’!
Suksese”.