Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot aksion kundër fajdes, që rezultoi me arrestimin e katër personave. Bastisjet u kryen në katër lokacione, ku u gjetën edhe prova të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrolleve që janë kryer në lokacionet që ishin cak në kryeqytet, janë prangosur të dyshuarit dhe janë sekuestruar armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj.
Në njoftim po ashtu është bërë e ditur se të arrestuarit dyshohen për veprat ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.