0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Armando Sadiku flet për Tramezzanin dhe De Biasin, ja si i quan

Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është zyrtarisht lojtar i Luganos pas transferimit në formë huazimi për 6 muajt e ardhshëm. Sadiku do të ribashkohet me Paolo Tramezzanin, ish- ndihmësin e De Biasit, që prej pak ditësh ka marrë drejtimin e Luganos.

Në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, Sadiku ka bërë edhe një krahasim mes dy trajnerëve.

“Paolo është shumë agresiv në fushën e blertë dhe kërkon shumë. Pra, ka uri për arritje, për t’u bërë një trajner i njohur… Ndërsa Mr. De Biasi është si një “kapo”, ka shumë eksperiencë me kombëtaren, është bërë ekspert i saj.

Sadiku rikthehet në skuadrën ku luajti gjatë periudhës 2012-2013, duke shënuar edhe 24 gola në 43 ndeshje. Kjo është një ndër arsyet pse atë aty e duan të gjithë. I pyetur nëse është apo jo e vërtetë që edhe vetë tifozët kanë kontribuar financiarisht që ai të rikthehej, Sadiku ka thënë:

“Është e vërtetë që tifozët kanë ndikuar tek ky rikthim. Në fakt, këtu ndihem si në shtëpinë time. Edhe mediat flasin shumë mirë, edhe tifozët më kërkojnë. Kam dalë dy herë golashënues i kampionatit e kjo është një ndër arsyet që më kanë mirëpritur me dashamirësi”,- ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img