0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Armando Broja nuk do të luajë as ndaj Manchester Unitedit, trajneri zbulon arsyen pse nuk e ftoi shqiptarin

Armando Broja ka kompletuar huazimin te Southampton dy javë më parë nga gjiganti anglez Chelsea.

Por edhe pse pritjet ishin të mëdha, lojtari nuk u paraqit fare në ndeshjen e parë të Ligës Premier ndaj Evertonit.

Të njëjtin fat mbrojtësi shqiptar do ta ketë edhe ndaj Manchester Unitedit, ku nuk është ftuar fare për këtë takim.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka shpjeguar edhe arsyen pse nuk e ka marrë Brojën për takim ndaj Djajve të Kuq.

Austriaku ka deklaruar se Brojës i duhet kohë për tu ambientuar dhe të përshtatet me stilin e lojës që aplikon kjo skuadër.

‘’Kur erdhi javën e kaluar vumë re se i duhej pak kohë të ambientohej në skuadër dhe të përshtatej me stilin e lojës që ne luajmë. Ky presion për të, është pak më i madh se i Adam, por t’i japim kohën e tij. Është një lojtar i ri dhe ka cilësi që na duhen’’, deklaroi Hasenhuttl.

Southampton sot do të takohet me Manchester United me fillim nga ora 15:00.

Debutimi i sulmuesit shqiptar me klubin e ri pritet të ndodhë më 25 gusht në ndeshjen e EFL Cup, ku Southampton do të luaj në udhëtim te Newport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img