1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Arkitekti Geci: Kulmi i objektit të komunës është bërë jashtë standardeve profesionale e në disa pjesë me materiale të dobëta

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se pas rënies së kulmit te objektit të Komunës së Prishtinës që si pasojë një vajza mori lëndime dhe po trajtohet në QKUK, komuna do të angazhohet që të kontrollohen të gjitha objektet që mund të kenë probleme të njëjta.

Ai ka thën se do të analizohet një numër i madh i ndërtesave që janë pranuar teknikisht.

“Do të shohim edhe në objekte të tjera që mund të kenë probleme të tilla, të krijojmë struktura të reja që i analizojmë në numër më të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht, të shohim a kemi problem masovik, apo problemi ekziston në disa pika të ndryshme”, ka shtuar kreu i Prishtinës.

Tutje Rama tha se rasti i njëjtë është përsëritur edhe në vitin 2017 duke e bërë kurioz të dinë se çfarë ka shkaktuar rënien e tij në një objekt të ri.

Përmes dy arkitektëve, siç tha Rama persona neutral që punojnë jashtë Prishtinës do të analizohen rrethanat dhe shkaqet e rastit.

Rama, së bashku me arkitektët, Visar Geci e Gëzim Kastrati kanë bërë një analizë të çatisë së Komunës së Prishtinës, e cila u rrëzua gjatë javës nga një erë e lehtë, duke lënë të lënduar një 23-vjeçare. Këta të fundit treguan në detaje për gabimet që janë bërë gjatë renovimit të çatisë

Geci tha se puna e kryer në këtë objekt është bërë jashtë standardeve profesionale e në disa pjesë me materiale të dobëta.

“Vlerësimin e kemi bërë nga vendi i ngjarjes, normalisht se ne kemi kontaktuar edhe dy inxhinierë dhe jemi konsultuar me ta. Kulmi ka ra se nuk e ka strukturën të cilën do duhej ta ketë, dhe problemi më i madh ka qenë nuk është ekzekutuar ankerimi i binakeve të murit”, tha arkitekti Geci.

Po ashtu ata thanë se dritaret nuk ishin në vendin e duhur, e prej herës se kaluar punimet janë bërë vetëm shkel e shko”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img