Arjola Demiri është padyshim një prej aktoreve më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare.
Krahas angazhimeve në projekte të ndryshme, Arjola rëndësi të madhe iu kushton edhe rrjeteve sociale aty ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme si nga ato profesionale, por edhe përditshmëria.
Së fundmi, aktorja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj të Instagramit teksa shihet që është shndërruar si personazhi i filmit të famshëm “Malena” që u luajt nga aktorja Monica Bellucci.
Demiri shihet me një pamje tërësisht të ngjashme si personazhi kryesor i filmit të vitit 2000, me veshje elegante në të zeza, grim dhe flokët e valëzuara.
Në mbishkrimin e fotografive, Arjola ka zbuluar se me këtë ‘look’ do të mund ta shohim në emisionin humoristik ‘Portokalli’, aty ku aktorja nga Tropoja luan prej kohësh.
Aktorja postoi edhe një tjetër imazh bardhë dhe zi me po të njëjtën dukej ndërsa qëndronte pranë një makine antike.
Ndërkohë, të shumta ka qenë edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e miqve dhe fansave të saj sipër fotove të reja të aktores.
Ndryshe, kujtojmë që Arjola përveç karrierës është edhe nënë beqare e tre fëmijëve. /Prishtinapress/