1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Arjola Demiri: Kisha një kolaps shpirtëror pas daljes nga Big Brother VIP Albania

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka qenë banore e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania vitin e kaluar.

Ajo arriti deri në gjysmëfinale, ku edhe u shpërblye nga produksioni me një apartament në një lagje të Tiranës.

Megjithatë, rrugëtimi 100 ditor në një spektakël të vëzhguar nga kamerat, nuk ka qenë i lehtë për aktoren me origjinë nga Tropoja.

Ajo në një postim të sinqertë të bërë së fundmi në InstaStory, ka treguar se kishte kërkuar ndihmë para një viti te një mjeshtër i meditimit.

“Përpara një viti kërkova ndihmë tek mjeshtri, duke qenë e vetëdijshme që kisha një kolaps shpirtëror pas daljes time nga BBV. Edhe pse e gjithë eksperienca ime në këtë format ishte një ndër më të suksesshmit dhe i vlerësuar nga vet produksionit banorët dhe publiku. Unë kisha një ngërç të madh për të gjetur ekuilibrin dhe normalizimin në jetën time. Pas një viti po e ndaj këtë me ju. Për të falënderuar mjeshtrin, familjarët, miqtë, kolegët, shoqërinë time dhe publikun e mrekullueshëm për të gjithë mirësinë, pozitivitetin dhe dashurinë pa kushte që më kanë dhuruar jo vetëm në këtë vit, por në shtatë vitet e jetës time si person publik. Ju dua, faleminderit që ekziston”, ka shkruar fillimisht Arjola.

Foto: Arjola Demiri/InstaStory

Tutje, Demiri ka inkurajuar ndjekësit e saj që të kërkojnë ndihmë profesionale atëherë kur është e nevojshme, pasi është në rregull që gjendja mendore e individit të mos jetë në rregull herë pas here.

“Është në rregull që të mos ndjehemi në rregull, por nuk është në rregull të mos kërkojmë ndihmë. Nuk është turp të tregojmë dobësi. Nuk është turp të derdhim lot. Sepse lotët dalin kur shpirti nuk përkthen në fjalë të gjithë dhimbjen, zhgënjimin, lëndimin, padrejtësinë që marrim nga jeta. E megjithatë jeta është e bukur kur dimë të vlerësojmë dhe të kemi mirënjohje për të gjitha bekime që na jep të mëdha apo sado të vogla qofshin ato. Duajeni jetën, kërkoni ndihmën e profesionistëve kur ju nuk gjeni rrugëdalje”, ka theksuar aktorja.

Foto: Arjola Demiri/InstaStory

Arjola përndryshe është aktore e disa shfaqjeve dhe serialeve të suksesshme të kinematografisë shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img