Site icon PrishtinaPress

Arioni pas daljes nga BBVK: Në rrugëtimin tim kam zgjedhur ta prezantoj edukatën që ma ka dhënë familja

Arioni, pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3, ka thënë se në këtë rrugëtim, ka zgjedhur që ta prezantoj edukatën që i ka dhënë familja.

Ai ka falënderuar fansat e tij, duke u thënë se fjalët e mira që ka marë janë arsyeja kryesore pse ndihet i përmbushur, përcjell Klankosova.tv.

“Pas një kapitulli te mbyllur, kam disa fjalë për ju :Në rrugëtimin tim në Big Brother, kam zgjedhur të prezantoj edukaten që më ka mësuar familja ime, e jo atë që e kam mësuar nga rruga. Pavarësisht të gjitha sfidave dhe problematikave që kam hasur une kam qëndruar besnik vlerave që më janë dhënë nga ata që më duan”.

“Jam përjetsisht mirënjohës për secilin prej jush që më keni mbështetur nga fillimi deri në fund të këtij rrugëtimi. Me këtë mesazh dua që ta dini se e gjithë mbështetja dhe fjalët e mira që kam marë janë arsyeja kryesore pse ndihem kaq i përmbushur”, ka shkruar Arioni.

Exit mobile version