Mesa duket vjedhja në bankën “Raiffeisen” nuk ka qenë e vetmja natën e kaluar në Prishtinë.
Të njejtin fat e ka pasur edhe këngëtarja e njohur Arilena Ara, bashkë me menaxherin e saj Popi Kola, të cilët ranë pre e një vjedhjeje mbrëmë (e premte) në Prishtinë.
Ata kanë ardhur në Kosovë për realizimin e disa intervistave të Arilenës, teksa gjatë mbrëmjes kanë dalë për të festuar me miqt e tyre artistë, por gjatë kohës që kanë qenë në diskotekë, makina e menaxherit të këngëtares është bastisur nga hajdutët.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se atyre i janë vjedhur gjësende me vlerë, teksa menjëherë pas ngjarjes ata janë shoqëruar në rajonin policor për të marrë deklratat e tyre.