Site icon PrishtinaPress

Arifi thotë se Kurti e bojkotoi Samitin e Diasporës në Tiranë: S’kemi komunikim me të, ai e përdor Luginën

Tirana priti këtë të enjte, Samitin e Diasporës, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga Diaspora.

Ndryshe nga kolegët, pa një fjalim të shkruar, kreu i Komunës së Preshevës, dhe kryetar i Partisë Alternativa për Ndryshim, Shqiprim Arifi i lindur vetë në Diasporë, duke iu drejtuar gjithë shqiptarëve në vende të huaja, tha se janë shembull që nuk përshkruhen me fjalë pasi edhe me mosprezencë kontribuojnë në vazhdimësi për vendin tonë.

Lidhur me punimet e këtij Samiti, kreu i Komunës së Preshevës në studion e lajmeve në “Ora News” ishte më i drejtëpërdrejtë sa i përket mesazheve të tij drejtuar si politikës së Tiranës Zyrtare, por edhe të Prishtinës, ndërsa kërkoi të ketë më shumë vëmendje për trojet e mbetura nën territorin serb.

Duke u ndalur tek situata në Preshevë, ai vuri në dukje se ky vend po kalon situatë të vështirë nga procesi burokratik administritiv serb që nënçmon shqiptarët e Preshevës.

“Si organizim ishte shumë i mirë, pasi qeveria na ka neve si pjesë të Diasporës dhe në këtë kuptim na duhesh edhe neve një takim i tillë.

Besoj se nga kjo platformë e komunikimit kanë rrjedhur shumë gjëra edhe gjetkë edhe në dy samitet e mëhershëm dhe ne duhet të kuptojmë të gjithë që është një proces i gjatë.

Shqiptarët e akuzuar për vrasje në tentativë përplasën me makinën e policisë në Belgjikë, kapen dy në kërkim një i tretë

Është një listë prioritetesh ku komunikimi me Diasporën nuk është në nivelin e lartë, sepse kemi prioritete të tjera, siç është ajo e sigurisë, siç është dialogu me Kosovën, është lufta që po zhvillohet në Ukrainë, apo dhe konflikti që po zhvillohet në Lindjen e Mesme, dhe normalisht në këtë kontekst është e vështirë më pas të gjesh ndikimin e duhur.

Por gjithsesi organizimi ishte i bukur dhe i mirë dhe shpresoj që nga ky komunikim i këtij Samiti të rrjedhin në vazhdimësi rezultate të cilat dalëngadalë të implementohen.

Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Rama, në krahasim me z. Kurti me të cilin nuk kemi fare komunikim, dhe që i cili e bojkotoi samitin.

Normalisht që unë kërkoj më të mirën për Preshevën, pasi kjo është detyra ime si kryetar. Pasi është brengë e jona dhe e gjithë shqiptarëve, por duhet të jetë brengë sidomos e Tiranës zyrtare dhe Prishtinës.

Tirana e ka treguar një vesh të hapur, por kur Kosova tregon një tjetër qasje, e cila e rëndon edhe më shumë situatën në Luginën e Preshevës dhe e bën edhe më të vështirë. Është një situatë ku gjendemi ne si të viktimizuar dhe të varur për të ndikuar për të mirë.

Qeveria e Kosovës për momentin është duke i përdorur edhe Luginën e Preshevës, edhe Maqedoninë e Veriut, edhe Malin e Zi për ekspandimin e politikave të Vetëvendosjes dhe jo të Kosovës. Ky është dallimi.

Është për të ardhur keq se si një kryeministër i cili në situatën në të cilën ndodhemi ne në Luginën e Preshevës, ku jemi të diskriminuar dhe që jemi të rrezikuar nga Serbia, përdor politikat e tij për të na e vështirësuar edhe më shumë situatën.

Dhe kjo është arsyeja se pse nuk ka komunikim”, u shpreh kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili për arsye shëndetësore u detyrua ta ndërpresë intervistën e tij në “Ora News”.

 

Exit mobile version