Site icon PrishtinaPress

Arifi takon Hillin: Koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Arifi, tregoi se me Hillin ka biseduar për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Sot, pata nderin të kem takimin e radhës me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikun tim, Christopher Hill”, shkroi Arifi.

“Me ambasadorin Hill, vazhduam përpilimin e agjendave që fuqizojnë e sigurojnë strategji për të gjitha sfidat deri në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

“Për çdo zhvillim, koordinimi i ngushtë me aleatët tanë është garancë për të ardhmen e sigurte”.

Exit mobile version