13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Arifi: S’na detyron askush të mbajmë zi për serbët, jemi pjesë e Kosovës

Kreu i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, tha se Presheva nuk mund të mbajë zi për serbët e vrarë në veri, pasi ndihet pjesë të Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ka gjobë mbi 10 mijë euro, vetëm për shkak se ka vendosur flamurin shqiptar në institucione.

“Kemi vite me radhë që nuk e kemi ekspozuar flamurin serb edhe pse ligji na obligon. Unë jam i vetmi kryetar që 7-8 vjet i kam harxhuar 10 mijë euro dënime për vendosjen e flamurit shqiptar në Preshevë, që kam mbi 10 mijë euro gjobë për vendosjen e flamurit shqiptar. Jo Serbia, po kushdo qoftë nuk na detyron të mbajmë ditë zie sepse ne jemi shqiptar, dhe ndihemi si pjesë e Kosovës dhe pse administrativisht nuk jemi. Jemi totalisht kundër terrorit”, tha Arifi.

Ai ka sulmuar edhe ish-kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke thënë se është bashkëpunëtore e vjetër e Qeverisë serbe.

“Ardita Sinani është një bashkëpunëtore e vjetër e Qeverisë serbe. Në Preshevë e njohim Ardita Sinanin, Shaip Kamberin, se si bashkëpunojnë. Janë e vetmja e parti që ja ka aprovuar programin qeverisës Vuçiç. Ajo ka takime të shumta me Vulinin. Këtë të fundit e ka mik”, tha Arifi.

Më 24 shkurt në Banjskë u vra polici Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.

Mbetën të vdekur edhe tre prej sulmuesve serbë që morën pjesë në sulmin terrorist.

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka postuar Foto nga ndërtesa e Komunës së Preshevës ku shihen flamujt e ulur në gjysmështizë. Të mërkurën në Serbi u mbajt ditë zie për sulmuesit e vrarë në Banjskë.

“Patriotizëm nëpër rrjete sociale, e zbatim urdhrash në realitet. Pas shpalljes “ditë zie” me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhrit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, Republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës”, kishte shkruar Sinani fillimisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img