Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar një dokument, me të cilin pretendon se këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, ka një padi për korrupsion pranë Gjykatës së lartë të Serbisë në Nish.
Sipas tij, ajo është e përfshirë në një skandal të vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i komunës së Preshevës, të dedikuara për fondin për Bujqësi dhe Ndërmarrësi.
”Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini.
Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte certifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit!
Në dokumentin që po ndajë me qytetarët e Republikës së Kosovë, shihet qartë se Ardita Sinani ka një padi për korrupsion pranë gjykatës së lartë të Serbisë në Nish, për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërmarrësi.
Sidoqoftë, shpresoj që Qeveria e Republikës se Kosovës nuk i ofron asaj informacione të larta shtetërore sepse do të përfundojnë tek Vulini 100%”.
Kujtojmë që Sinani gjatë ditës së sotme, e krahasoi Shqiprim Arifin me Rrahman Morinën.