Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftohur marrëdhëniet me Shqipërinë.
Arifi nuk i ka kursyer kritikat ndaj Kurtit duke thënë se po luan rol përçarës te shqiptarët e Luginës së Preshevës, transmeton klankosova.tv.
”Është një traditë e kryeministrit [Kurti] që të përçajë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ai tregon që do vazhdimësinë e përçarjes në Luginën e Preshevës. Këtu ka një kundërshtim pasi Kryeministria duhet të ketë parasysh interesin e përgjithshëm të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës”.
”Kurti ka një qasje tjetër ndaj Greqisë, ai kalon më shumë kohë atje se sa në Shqipëri. Dhe unë pyes, përse Tirana anashkalohet nga Prishtina dhe nga Kurti vetë dhe përse ky angazhim në Greqi. Kur Mitsotakis e ka thënë vetë se ”nuk do ta njohë Kosovën” ”, ka thënë ai në Abcnews.al.
E sa i përket zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi ai shtoi: ”Jemi në përpjekje që të ndërtojmë listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare”.
”Albin Kurti ka insistuar që të shkohet në mënyrë të ndarë, ai është duke përçarë shqiptarët e Preshevës, pra e theksoj përçarja në përgjithësi e ka emrin Albin Kurti i VV-së”.