Site icon PrishtinaPress

Arifi: Plani evropian, thikë pas shpine për Luginën

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi e konsideron planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një thikë pas shpine për shqiptarët në Luginë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se në këtë plan nuk janë përmendur shqiptarët e Luginës.

Sipas Arifit, kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin.

“Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman është cekur një vetëqeverisje e minoritetit serb. Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizant të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhëtuar”, theksoi Arifi.

Exit mobile version