Site icon PrishtinaPress

Arifi paralajmëron shkarkimin e kryetares së Preshevës: Ne e kemi shumicën për të qeverisur

“Alternativa pë Ndryshim” e ish-kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit synon që të hënën ta shkarkojë ryetaren aktuale të kësaj komune, Ardita Sinanin vetëm një vit pasi ajo u zgjodh në këtë pozitë.

Shqiprim Arifi i tha Gazetës Express se partia e tij e ka siguruar “shumicën absolute” për ta marrë sërish udhëheqjen e Komunës.

“Të hënën më 11.04.2022 janë konvokuar punimet e seancës së tretë të rradhës, ku është paraparë shkarkimi nga posti i kryetarës së Komunës. Nga 38 këshilltarë që i numëron Kuvendi i Komunës së Preshevës, së bashku me partnerin e ardhshëm qeverisës kemi shumicën absolute për të udhëhequr me pushtetin lokal në Preshevë”, tha ai.

Më 8 mars të vitit të kaluar, Sinani u zgjodh kryetare e Preshevës pasi, siç përcaktohet me ligj, shumica e këshilltarëve komunalë votuan për të.

“Si rrjedhojë Partia për Veprim Demokratik, dega në Preshevë që udhëhiqet nga kryetarja e tanishme edhe pse i kishte humbur zgjedhjet si parti e tretë, kishte arritur ta kap pushtetin së bashku me tri parti tjera”, thotë Arifi.

Arifi pretendon se për qeverisjen aktuale ishte bërë një kompromis “për të ndarë postin e kryetarit në mandat dy vjeçar”

“Tani përveç se ky koalicion nuk i ka numrat e nevojshëm për të vazhduar me pushtetin lokal, kryetarja është paditur nga gjykata e lartë e specializuar në Anti-Korrupsion, për një lëndë me ndarjen e jashtëligjshme të subvencioneve militantëve partiak të saj”, tha ai.

Ish-kryetari i Preshevës flet për “regres të përgjithshëm” në Komunë pasi ai e la karrigen e kryetarit.

Exit mobile version